“Dorëzo Veliun se do vijmë në Surrel”, Stresi thirrje Ramës nga arratia
Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi nuk ndalet me thirrjet për dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ndërkaq, Stresi bën dhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.
Deklarata e Stresit:
“Shkodra zemra jeme jeni ma të mirët. I bëj thirrje kukësit, shkodër, Tropoja jeme cohuni sot o kurrë.
Ne jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100% me djemtë prej Kosove e Maqedonie.
Rezistoni sa të vijmë dhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni. Shkodra, Tropoja, Vlora, Saranda, çohuni tanë se do vijmë sot, i bëj thirrje tanve nëse nuk e dorëzon, Rama dorëzo Ardi Veliun, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Mafiozin më të madh, unë kaq po të therm Rama dorëzo Ardi Veliun se do vijmë në Surrel pasha këtë Zot”.