Drake nuk vjedh vetëm shqiptarët, ja çfarë i ka bërë reperit 20 vjeçar që vdiq

Reperi Drake ka marrë vëmendje të madhe në Shqipëri e Kosovë këto ditë pasi Elinel ka zbuluar se ai i ka vjedhur këngën “Bullet”, të cilën e ka publikuar në 2012.

Në një intervistë për NIN, ai ka treguar se sa i përket flow-it, “Can’t take a joke” është 100% plagjiaturë. Por nuk është i vetmi që ka vjedhur reperi me famë ndërkombëtare. Elinel ka zbuluar se kënga “Look at me now” e XXXTentacion, artistit 20 vjecar që u vra është e njëjtë me “KMT” të Drake.

Elinel: Mua më kanë shkruar shumë njerëz që shiko shihe këngën e Drake. E dëgjova këngën, ngjasonte, s’po dua t’i hyj a e ka vjedh, a s’e ka vjedh. Hyra në Spotify dhe nxorra këngën e tij për të parë ngjashmërinë njerëzit. Ka marrë ngjyrime të tjera muhabeti, ‘Jo ai nuk të njeh, jo kështu. Në rregull ai mund të mos më njohë, por më njohin tekstshkruesit e tij se ai nuk i shkruan vetë. Faqja e tij po sulmohet me komente. Ata nuk më kanë kontaktuar, as menaxheri i tij nuk e ka kontaktuar timin. Tani do shohim nëse ndërtohet një cështje solide, duhet ta studiojmë ligjin mirë, plagjiatura. Nëse ligji është në anën tonë, pse jo. Ai ka bërë të njëjtën gjë me XXXTentacion, reperin që vdiq.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se përse nuk zgjedh të bëhet pjesë e labelave të ndryshme, Elinel tregoi se nuk parapëlqen të jetë i shtypur dhe nuk e ka gjetur veten tek asnjëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elinel: Unë e kam problem, sidomos te reperat. Mund ta shohësh që kushdo që janë tufë, njëri është sipër tij, kurse tjerët janë poshtë. Mund të jetë njëri më i mirë se ai sipër, por nuk e lë, e shkel. Unë nuk kam qejf kështu, prandaj më mirë vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?