Drama e panevojshme mes Melindës dhe Getinjos
Të dielën, Gjiko dhe Melinda Ademi publikuan këngën e re “X5”. Në një pjesë të tekstit, Melinda përmend fjalët “Pretty Motherf*cker”. Këto fjalë, Getinjo i përmend thuajse në çdo këngë të tij, duke krijuar kështu një lloj sinonimi apo një shprehje që shoqërohet gjithmonë pas emrit “Getinjo”.
”Pretty motherf*cker” është një shprehje që u bë e famshme fillimisht nga reperi Asap Rocky dhe është një term që përdoret për të përshkruar një burrë që nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për të, pra nuk është një emër i përveçëm, me të cilin duhet të identifikohet detyrimisht Getinjo.
Sidoqoftë, reperi nuk ka menduar kështu dhe e ka marrë paksa personale gjithë vazhdimin e këngës, prandaj ai postoi një foto me mbishkrimin: “PrettyMotherf*cker Klein ka vetëm mbathjet zemër”, si një kundërpërgjigje për një pjesë të tekstit të Melindës.
Pak minuta më vonë, reperi fshiu foton dhe postoi këtë story me mbishkrimin “Chill, s’e ka pas për mu”.
Dhe në fund, shpërndau këngën, ashtu si pjesa tjetër e kolegëve të tij, duke treguar se gjërat mes tyre janë në rregull.