”Dramë” e re mes Donaldit dhe Luanës për klikime, ndërhyn edhe Beatrix

Një ”dramë” e re në mediat sociale, ku shikueshmëria e emisioneve ka përplasur moderatorët e televizioneve ”rivale”. Luana Vjollca dhe Donald Veshaj. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren e “Zemër Luana”, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.

Por Donaldi e ka nisur edhe si një kundërpërgjigje, pasi në emisionin e Luanës, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, tha se Beatrix ka nevojë për një burrë dhe jo për një legen. Mesa duket Donaldi e ka marrë personale.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Luana në një postim. Ajo mori edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente. “Vajzë, tregoju si bëhet”,-ka shkruar Beatrix Ramosaj në seksionin e komenteve.

SHKARKO APP