Driloni-Lelës: Më ke përqafuar me zor. Leo refuzon të flasë

Në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, nuk ka qetësi dhe temë kryesore është Lela-Driloni dhe Leo. Gresa është përplasur me Lelën për të cilën u shpreh se ka dashur të luaj me dy djemtë, Leo-n dhe Drilonin. “Ti ke dashtë me luajt me dy karta, me te dytë ke dashtë me lujt edhe Drilonin edhe Leo-n. Tresha ka dashtë, por s’i ka dhezë dhe i doli menjëherë”, u shpreh Gresa. Lela iu kundërpërgjigj teksa edhe Leo i kërkoi Gresës që të mos ndërhyjë në gjëra që s’i di dhe të merret me gjërat e saj.

Mevlani tha se nuk ka parë askënd të zihet rreth dashurisë e ndjenjave të dikujt tjetër. Madje, lidhur me Lelën e Drilonit, Mevlani thotë se ajo s’ka pasur kurrë pëlqim për të. Leo ka refuzuar që të flasë me Drilonin teksa i drejtohet për Lelën.

Ai i ka kërkuar Driloni që të mos flasë me të për Lelën teksa ky i fundit i tha që nëse ka ndonjë problem ta flet me të. “Leo fjalët e fundit janë ti nëse ke ndonjë problem me mua hajde e flasim, për të (Lelën) nuk dua të flasë e as nuk flasë me të”, u shpreh Driloni. Madje Driloni i thotë Lelës se ajo e ka përqafuar me zor, pasi ai këtë gjë nuk e ka dashur, por këtë Lela nuk e pranoi asesi.

SHKARKO APP