Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që kanë provuar qelitë e burgut
Do të ishte mesnata e së premtes, ku ajo që nisi si një vizitë për fundjavë do të shndërrohej në një incident jo pak të vogël për këngëtaren Fjolla Morina. Teksa po kalonte kufirin me makinën e sapodhuruar nga i dashuri, ajo u kap me armë në çantë, çfarë solli edhe shoqërimin e saj në polici. Por duket se brunia seksi nuk është e vetmja artiste që ka pasur probleme me drejtësinë dhe ka provuar qelinë. Më poshtë po ju sjellim disa prej VIP-ave që janë përfshirë në ngjarje, që duhet thënë kanë lënë gjurmë në karrierën e tyre.
Aleksandër Gjoka
Këngëtari i rrokut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas policisë, Gjoka udhëtonte në mjetin e tij në momentin kur patrulla e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar. Megjithatë pas disa ditësh, Gjoka mundi të linte qelinë, për t’ju rikthyer edhe njëherë jetës së tij.
Tuna dhe Cozman
Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, u kap së bashku me Tunën në Tiranë, teksa në makinën e tyre u gjetë drogë. Cozman ka mbajtur vetë përgjegjësinë e posedimit të 20 gramëve marijuanë të cilën e kishte fshehur në trup. Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit. Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej. Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak.
Hermes Nikaj
‘Zogu i Tiranës’ u arrestua në hotel, ku bashkë me të ishte dhe një mashkull tjeter. Më tej nga hetimet doli se Hermes ishte pjesë i një rrjeti prostitucioni në vendin tonë. Hermes Nikaj, njohur si “Zogu i Tiranës” i cili siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë. Pjesë e skemës edhe pronarja e një qendre estetike, A.B, 43-vjeçare, e cila rekturtonte vajza duke i marrë si kursante apo parukiere dhe më tej i shfrytëzonte për klientët si prostituta deri në 700 euro nata. Zogu i Tiranës u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës së bashku me një 47-vjeçar nga Laçi.
Oriola Marashi
Edhe modelja seksi ka patur probleme me drejtësisë. Është konfirmuar zyrtarisht nga burime pranë Policisë së Shtetit, shoqërimi i modeles së njohur, Oriola Marashi. Kjo e fundit sipas burimeve zyrtare, më datë 8 shkurt, u ndalua nga forcat e rendit në rrugën “Dritan Hoxha” dhe nga kontrilli i automjetit, iu gjet dhe iu bllokua “me cilesinë e proves materiale 1.9 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”. Emri i njohur i ekranit shqiptar sipas policisë është referuar për hetim sipas akuzës nga neni 283/1. Burime zyrtare pranë policisë thanë se Oriola Marashi u ndalua ishte e shoqëruar nga J. Kurti dhe E. Krasniqi. Mësohet se modelja ka thënë për efektivët që lënda narkotike është për përdorim vetjak dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti. Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.
Shkëlzen Jetishi
Këngëtari i njohur Shkelzen Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë se Gjakovës pasi ka dalë nga shtëpia duke shkelur urdhrin e autoriteteve të Kosovës për vetizolim.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit. Këngëtari Shkelzen Jetishi u urdhërua të vetizolohej, pasi ishte parë afër këngëtarit tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.
Stine
Pas një sherri me Flori Mumajesin në përfundimin e finales së ”Kënga Magjike”, Stine është konfliktuar me këtë të fundit (shkak pikët e dhëna) duke e sulmuar fizikish. Këngëtari fill pas ngjarjes u shpall në kërkim nga autoritetet, dhe më pas u dorëzua vetë në policinë e Tiranës. Ky akt, nuk i fali më shumë pikë por e sigurt që disa orë në rajon nuk ia kurseu.
Noizy
Vite më parë Noizy dhe disa anëtarë të Babastars u përfshinë në një konflikt fizik në Prishtinë, i cili përfundoi në një shkëmbim zjarri dhe me të plagosur. Dy vite pasi ndodhi ngjarja, Noizy u dënua nga gjykata e Prishtinës me dy mijë euro gjobë. Por ky rast nuk është i vetmi që i ka siguruar reperit probleme me drejtësinë. 3 vite më parë reperi u shoqërua në polici për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihej duke qëlluar me armë. Vetë Noizy i sqaroi të gjithë duke i thënë se ajo video ishte e regjistruar kohë më parë dhe e shkëputur nga skenat e një videoklipi.
Stresi (Arkimed Lushaj)
Stresi është një nga personazhet VIP që shumë herë ka patur probleme me drejtësinë. Në vitin 2016 ai u arrestua nga policia për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe ky lajm bëri bujë të madhe dhe për vetë faktin se reperi ia doli të arratisej nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës. Në vitin 2012, Arkimedi ka patur një përplasje të bujshme me aktorin Leonard Bombaj të cilin e akuzonte për abuzim seksual me një aktore të re. Stresin së bashku me disa miq të tij dhe vajzën në fjalë, Gjykata e Krimeve të Rënda i shpalli fajtor për gjobën 20 mijë euro që ata i kishin vendosur regjisorit në mënyrë që ky i fundit të shpëtonte nga akuzat për abuzim seksual me të miturën. Më pas Stresi u arrestua sërish ku bëri edhe 8 muaj burg, reperi u kap në një hotel, ku së bashku me të ishte edhe një femër.
Ledri Vula
Këngëtari i njohur ka patur probleme me aturoritetet e drejtësisë për shkak të një konflikti të ndodhur mes tij dhe Krenar Çoçaj (i besuar si i dashuri i Luana Vjollcës). Ledri nuk u dënua pasi në këtë rast ishte viktima ama prolemet me drejtësinë nuk i munguan.
/BW