Dua Lipa apo Rita Ora, pasuria e cilës nga këngëtaret shqiptare vlerësohet më shumë

Së fundmi është publikuar lista e Sunday Times Rich List që rendit këngëtarët më të rinj të pasur në Britani.

Mes tyre janë Dua dhe Rita, e kjo e fundit ka një pasuri më të madhe se konkurrentja e saj.

Rita Ora mban vendin e nëntë me një pasuri prej 20 milionë paund ndërsa Dua Lipa mban vendin e 10-të me një pasuri prej 16 milionë paund.

Ndërkaq vendin e parë në listë si muzikanti më i pasur në planet nën moshën 30 vjec mbahet nga Ed Sheeran.

Ai ka një pasuri të vlerësuar prej 200 milionë paund. Aktualisht Sheeran është shkëputur pak nga muzika për tu përqëndruar tek familja e tij dhe është martuar me dashurinë e fëmijërisë së tij.

Shikoni listën e 10 këngëtarëve të rinj më të pasur:

1. Ed Sheeran – £200 million
2. Harry Styles – £63 million
3. Niall Horan – £50 million
4. Little Mix – £48 million
5. Louis Tomlinson – £45 million
6. Liam Payne – £44 million
7. Zayn Malik – £36 million
8. Sam Smith – £33 million
9. Rita Ora – £20 million
=. Stormzy – £20 million
10. George Ezra – £16 million
= Dua Lipa £16 million

SHKARKO APP