Dua Lipa dhe Ava Max, në mesin e artisteve më të dëgjuara në Spotify
Dua dhe Ava kanë arritur një tjetër sukses.
Artistet shqiptare tashmë kanë pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar me projekte e hite të shumta, me të cilat kanë zënë vendet e para në top – listat më të famshme në botë.
Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max janë këngëtaret me prejardhje shqiptare që kanë bërë krenarë të gjithë me sukseset e tyre. Megjithatë, Dua dhe Ava Max këtë herë janë renditur në top 10 artistet më të dëgjuara në platformën ‘Spotify’.
KOHA JONË SONDAZH


