Dua Lipa është e pandalshme, të gjitha biletat e koncertit i shiten në 5 minuta

Dua Lipa është e pandalshme në industrinë e muzikës. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar një shfaqje të dytë në stadiumin ”Wembley” në Londër pas kërkesës së jashtëzakonshme për bileta në shfaqen e parë. Shfaqja e planifikuar për 20 qershor 2025, u shit në vetëm pesë minuta. Lipa do të mbajë një koncert të dytë në ambientet me kapacitet 90,000 vende verën e ardhshme më 21 qershor. ”Uau kjo ishte mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes. Ju i bletë të gjitha biletat në stadiumin në pak minuta! Ju dua shumë, po shtojmë një takim tjetër për ju”,-shkruan Lipa në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

SHKARKO APP