Dua Lipa i mëson proverba shqiptare moderatorit të famshëm, Jimmy Kimmelit
Promovimi i origjinës apo gjuhës shqipe në emisionet Amerikane është bërë tanimë një rutinë për këngëtaren e famshme Dua Lipa.
Dua Lipa është një nga ambasadoret më të famshme që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare.
Në emisionin e tij, Jimmy Kimmel pyet këngëtaren Dua Lipa për kuptimin e disa proverbave shqiptare si: “E kish një drras mangët”, “I ka bosh rrush e kumbulla” etj.
Këngëtarja me famë botërore ka dhënë shpjegimin e fjalëve te urta si dhe ka komplimentuar Jimmy Kimmel për shqiptimin korrekt të tyre.
Vënia në pah e origjinës apo gjuhës shqipe nga ana e saj, në televizione botërore, sigurisht ndikon pozitivisht edhe në njohjen e Shqipërisë apo Kosovës.