Dua Lipa në listën e 25 femrave më me influencë në Britani

Dua Lipa është renditur në listën e 25 grave më me influencë në Britani. Krahas saj revista “Vogue” rendit edhe dukeshën e Sussex Meghan Markle, si dhe shkrimtare e aktiviste të njohura.

Gratë e përzgjedhura në listë janë nga mosha 22 vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73-vjeçare Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme.

Dua Lipa, e cila fitoi dy çmime të “Brit Awards” këtë vit është gruaja e parë kandidate për  5 nominime për një natë dhe përshkruhet nga Vogue si një “definim i kulturës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hiti i saj më i ri ‘New Rules’, një himn i fuqizimit të femrës ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliardë shikime në YouTube,” shkruan revista.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?