Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 40 vjeç
Këngëtarja me origjinë shqipare Dua Lipa është renditur si një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40-vjeç.
Në të njëjtën listë ka qenë edhe emri Harry Styles.
Sipas mediave të huaja pasuria neto e të dy këngëtarëve u publikua si pjesë e edicionit të parë të Listës së të Pasurëve të ‘The Sunday Times 2024’.
Këngëtarja e muzikës pop me origjinë shqiptare Dua Lipa është gjithashtu e emëruar në listën për vitin 2024, dhe në pozitën e përbashkët të 29-të me yllin e Harry Potter, Daniel Radcliffe.
Secili prej tyre ka një pasuri prej 90 milionë paund.
Në listë ishte Ed Sheeran ai që u emërua si muzikanti me pasurinë më të madhe në 2024.