Dua Lipa: Një miliard njerëz nuk mund të gabojnë
Së fundmi, Dua Lipa u bë pjesë e kopertinës së revistës “GQ”, ku ndër të tjera foli edhe mbi seksizmin, ngacmimet seksuale dhe vështirësitë e të qenurit grua sot.
Duke diskutuar mbi seksizmin dhe gjuhën seksiste, ylli i “New Rules” u shpreh kështu: “Njerëzit mendojnë kryesisht se artistët meshkuj i shkruajnë vetë këngët e tyre, por kur vjen puna tek gratë, shumica mendon se gjithçka është prodhuar nga të tjerët.”
Dua gjithashtu preku edhe levizjen #MeToo, e cila krahas lëvizjes #Time’sUp, kishte në qendër ngacmimet seksuale dhe sulmet që kanë përjetuar gratë gjatë karrierës së tyre. Dua e ka shfaqur edhe më parë përkrahen e saj mbi këtë kauzë, ku në tapetin e kuq të “BRIT Awards” mbante në dorë një trëndafil të bardhë, simbol i fushatave kundër ngacmimeve seksuale.
“Jam me fat që nuk kam përjetuar ndonjë ngacmim seksual. Por mendoj se #MeToo është kaq e rëndësishme. E di, që në shkollë ngulitet në kokë ideja se djemtë do të jenë djem dhe çdo gjë që ata bëjnë nuk ka rëndësi, pavarësisht se mund të jetë lënduese. Ashtu si pëshpërimat prapa krahëve, që për dikë mund të duken pa rëndësi, për një tjetër ndikojnë në gjendjen shpirtërore”, ka thënë Dua.
Për 22- vjeçaren, gratë gjykohen që nga mënyra si vishen; nuk ka rëndësi nëse je aktore, këngëtare, modele ose gjithçka tjetër. Shumë gra përballen me paragjykime të tilla çdo ditë. /Anabel/

KOHA JONË SONDAZH

