Dua Lipa për gazetën spanjolle: Patjetër që jam feministe

Këngëtares Dua Lipa i është realizuar një tekst ekskluziv nga e përditshmja El Pais. El Pais dhe shtojca e veçantë Tentaciones sjellin këtë javë këngëtaren, e cila tregon për gazetën spanjolle se si u bë e famshme dhe se si asnjëherë nuk i ka pëlqyer të jetë modele para të qenit këngëtare. Në këtë intervistë Dua Lipa mes të tjerash ka treguar se mbron kauzën e femizmit. “Gjithsesi jam feministe. Fjala feminizëm shpesh keqkuptohet e keqinterpretohet, por në fakt ka të bëjë me barazinë. Ky është definicioni i feminizmit”, tregon Dua në këtë intervistë. Ajo tregon se është rritur me këngët e Pink, këngë mbi fuqinë e femrës dhe feminitetin në tërësi, prandaj edhe thotë se duhet mbrojtur e luftuar për një kauzë të tillë, që vajzat e gratë kudo në botë të jenë të barabarta me gjininë mashkullore. Dua Lipa ka arritur suksese me disa këngë ndërsa ka mbetur pak kohë deri në lancimin e albumit të saj të parë.

SHKARKO APP