Dua Lipa publikon momente me të dashurin, reagon kunata dhe vjehrra

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka mbërritur në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”. Në këtë udhëtim e ka shoqëruar familja dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid.

Gjatë rrugës, Dua zgjodhi të publikojë disa fotografi të momenteve që kaloi në Londër para se të nisej. Ndër to përfshihet edhe një foto me të dashurin, ku nuk ka munguar reagimi i kunatës dhe vjehrrës.

“Cuteness”, i ka komentuar modelja e njohur dhe motra e Anwar, Gigi Hadid. Ndërsa nëna e tij, Yolanda Hadid i ka bërë vetëm një zemër në fotografi. Kështu, kuptohet se Dua Lipa e ka marrëdhënien e mirë me familjen e Anwar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, Dua ka publikuar video të vëllait të saj të vogël Gjin duke luajtur me Anwar, ku duken tepër të afërt dhe miqësorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?