Dua Lipa rrëfen e prekur për periudhën kur u largua nga Kosova: Familja ime më mban të vendosur

Shqiptarja më e suksesshme në botë, ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka emocionuar me një rrëfim të bërë së fundmi në emisionin e famshëm britanik “The Graham Norton Show” ku ka folur për përvojën e saj të shpërnguljes nga Kosova në Londër kur ishte 15-vjeçe.

E lindur fillimisht në Londër nga prindër shqiptarë që ikën nga lufta, Dua u largua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2008 kur familja e saj u zhvendos në Prishtinë për të jetuar, pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Pas disa vitesh, ylli në krijim vendosi të kthehej me guxim në Britaninë e Madhe vetëm në moshën 15-vjeçare për të ndjekur ëndrrat e saj për t’u bërë një yll i muzikës pop. “U ktheva në Londër nga Kosova vetëm kur isha 15 vjeçe sepse kishte më shumë mundësi në muzikë në Londër. Ishte një kohë e mirë”, tha ajo.

E pyetur se si ndihej duke bërë një lëvizje kaq të madhe në një moshë kaq të re, tha se pavarësisht mungesës së tyre fizike ajo ende ndihej jashtëzakonisht e mbështetur nga familja e saj. “Jam shumë pranë prindërve të mi, të cilët më besuan shumë, ndaj isha sa më mirë. Familja ime më mban të vendosur në të gjitha çmenduritë”, ka treguar Dua.

SHKARKO APP