Dua Lipa shkëlqen, arrin në 2 mln albume të shitura

Edhe pse vetëm 22-vjeçe, Dua Lipa ka arritur një sukses të madh në botën e muzikës. Këngëtarja shqiptare ka arritur shifrën 2 milionë përsa i përket albumeve të shitura në të gjithë botën.

”2 milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”, është shprehur Dua Lipa në rrjetin social Instagram.

Dua Lipa, suksesin e saj më të madh e arriti me këngën “One Kiss” në që vetëm 3 javë ka arritur 39 milionë klikime në Youtube. Kjo tregon famën e këngëtares shqiptare në mbarë botën dhe renditjen e saj mes këngëtareve më të ndjekur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?