Dua Lipa shpjegon vështirësitë e të jetuarit vetëm

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa thotë se të jetuarit pa prindër nga mosha 15-vjeçare e ka bërë atë më të pjekur. Dua Lipa u lind në Londër, por në moshën 11-vjeçare është kthyer në Kosovë, vendlindjen e prindërve. Ajo katër vjet më pas vendosi të kthehej në Britani të Madhe me lejen e prindërve për të jetuar me një vajzë tjetër më të madhe nga Kosova. “Ishte një vajzë më e madhe se unë nga Kosova që vinte në Londër në të njëjtën kohë dhe prindërit e mi i njihnin prindërit e saj, andaj i thanë a mund të jetoja me të. Ishte si një mbrojtëse”, ka thënë ajo, raporton NME. Edhe pse nuk shkoi gjithçka siç ishte planifikuar, 21-vjeçarja thotë se ka mësuar shumë gjëra në jetë, të cilat njerëzit mund t’i mësojnë vetëm gjatë studimeve apo më vonë. “Gatimi dhe pastrimi… ishin të vështira. Mendoj, duke e ditur se askush nuk do të pastronte ishte shumë e vështirë. Por këto gjëra më bënë të piqem më herët. Më ndihmoi të piqem më herët dhe më bëri kjo që jam sot. Jam shumë falenderuese, por e mbaj mend se ishte vështirë. Nëna më vizitonte dhe kur hapte dollapin më pyeste, “çfarë janë gjithë këto rroba?”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?