Dua Lipa sjell këngën e re, kthehet në hit
Dua Lipa sapo ka publikuar këngën e saj të fundit “Electricity” në bashkëpunim me producentët Diplo and Mark Ronson.
“Electricity” është kthyer në një hit të jashtëzakonshëm që në momentin e parë të publikimit.
Vetëm në një ditë kënga ka marrë mbi 2.5 milionë klikime dhe është numër 1 në trending.
Kjo është kënga e katërt e publikuar nga projekti i tyre Silk City.
Padyshim që kjo këngë do të kthehet në hit.
23-vjeçarja ka arritur sukses të madh në tregun muzikor.
Mbrëmjen e së mërkurës Dua është vlerësuar si “Artistja e vitit” nga GQ Awards.

KOHA JONË SONDAZH

