Dua Lipa surprizon mësuesin e saj

Këngëtarja botërore nga Shqipëria, Dua Lipa ka ofruar një moment emocionues gjatë koncertit të saj të fundit, duke rikthyer kujtime nga vitet e saj të para si artiste dhe shprehur mirënjohjen ndaj një prej mësuesve të saj më të rëndësishëm.

Gjatë programit në ITV, i cili u transmetua të dielën, ajo u bashkua me Ray-n, mësuesin e saj në “Sylvia Young Theatre School”, ku kishte studiuar kur ishte më e re.

”Më ndihmove shumë me vetëbesimin tim dhe bëre një ndryshim të madh në jetën time”. Këto fjalë emocionuan thellë Ray-n, i cili nuk mundi të ndalonte lotët, duke kuptuar se artistja që dikur kishte mësuar, tani ishte një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?