Dua Lipa, tjetër foto në krah të të dashurit

Dua Lipa është shfaqur edhe një herë shumë e lumtur dhe e dashuruar. Ajo ka gjetur kohë në mesin e turneut dhe shumë angazhimeve muzikore që të jetë bashkë me të dashurin e saj, Paul Klein.

Untitled-1

Bukuroshja nga Prishtina ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në krah të partnerit të saj. “Hëna dhe yjet”, ka shkruar Dua në postimin e saj ku shihet në krah të të dashurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se Duas i ka munguar shumë i dashuri i saj pas angazhimeve të fundit dhe turneut botëror në Amerikë, Evropë e Amerikën Latine. Dua ka pasur një prej viteve më të suksesshme në karrierë me turne dhe këngë të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hiti i saj, “New Rules”, ka arritur shifrën e mbi 600 milionë klikimeve, duke shkuar drejt një miliard klikimeve brenda një viti. Ndryshe, “New Rules” ka arritur të jetë kënga e parë në karrierë të Duas që ka arritur të jetë në top 20 të Billboard Hot 100.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?