Dua në Hollywood, pa të dashurin e ri

Kanë kaluar një javë që kur Dua Lipa e ka bërë zyrtare lidhjen me Anwar Hadid në Instagram. Të mërkurën, artistja shqiptare ishte parë në një pushim pune në Hollywood, pa partnerin e saj të ri. 23-vjeçarja ishte e shoqëruar nga miku i saj, Nawal Alkhedairy dhe të dy u ndalën në një dhomë çaji për të kaluar një pasdite së bashku.

Krijuesja e hitit “New Rules” ishte e veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër, të kombinuar me një palë xhinse e po ashtu edhe me një palë atlete të bardha.

Flokët e saj të kapura mbrapa dhe çanta e verdhë bënë që 23-vjeçarja të jetë më në qendër të vëmendjes. Ajo ndau disa postime në ”InstaStory” me miliona ndjekësit, teksa u takua me Joe Kentish të ‘Warner Music Group’ për të biseduar për muzikën e saj të re.

SHKARKO APP