Dua shkruan për Kosovën: Po shpërthej nga krenaria

Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka folur shpesh për vendin prej nga vjen. Dua e ka përmendur zakonisht nëpër intervista vendin e saj të vogël dhe duket se nuk do të ndalojë kurrë së foluri për Kosovën.

Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, Dua tregon se përpiqet t’u tregojë njerëzve nga vjen, historinë interesante të kombit të saj, për të cilën ka dëshirë të mësojë çdo herë nga pak.

”Gjyshi im, Seit Lipa, ishte kryetari i Institutit Historik të Kosovës midis viteve 1990-1995. Duke dashur të tregoj historinë tonë, prej nga vimë ne, përpiqem t’iu tregoj njerëzve kudo shkoj, në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak. Një artikull që flet për punën e gjyshit tim më bëri të shpërtheja nga krenaria e kështu doja ta ndaja këtë moment të vogël me ju”, shkruan Dua në Instagram.

Këngëtarja ka zgjedhur të publikojë librin e gjyshit të saj, ”Kosova në periudhën e rindërtimin’’ për të treguar edhe njëherë lidhjen e fortë me origjinën. Jo më kot ajo përfshiu Prishtinën në listën e vendeve të koncerteve gjatë sezonit veror qershor-shtator. 10 gushti do të jetë dita kur Dua do të performojë në kryeqytetin e Kosovës.

https://www.instagram.com/p/BgaqSpIl1-w/?taken-by=dualipa

SHKARKO APP