“Dua t’i them më fal, të dua”, i ati i Ergi Dinit shpërthen në lot në emision (VIDEO)

Këtë pasdite i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Dashamir Dini, i ati i të ndjerit Ergi Dini. Në emision u diskutua rreth eksperimentit të bërë në Korenë e Jugut: me anë të disa pajisjeve shumë të avancuara, nëna takon virtualisht të bijën e cila ka ndërruar jetë.

Dashamir Dini u shpreh se pajisja në fjalë do lumturonte shumë njerëz që kanë humbur të afërmit, prindër që kanë humbur fëmijët. Ai shpërtheu në lot teksa fliste për Ergin, se sa shumë e ka marrë malli për të dhe se sa shumë fjalë do donte t’i thoshte.

“Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’, që të gjitha unë ia kam thënë”, u shpreh ai mes lotësh, duke përlotur moderatoren Bieta Sulon, të ftuarit e tjerë e të gjithë publikun.

“Dua ti them ‘më fal’,  t’i them ‘të du’, është një ferr i vërtetë”, babai i Ergit shpërthen në lot

SHKARKO APP