Dueti i VIP-ave për fytyrën më të ‘shëmtuar’ në botë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është bërë pjesë e ‘The Voice of Germany’ ku jep disa leksione për të rinjtë rreth muzikës.
Ajo ka takuar një ndër personat më të suksesshëm në industrinë e muzikës, Ed Sheeran me të cilin duken të afërt dhe kanë gjetur momentin e duhur për të pozuar.
Ndryshe nga herët kur jemi mësuar të shohim fytyrën e ëmbël të Ritës, tani na ka treguar një anë tjetër.
“Fytyra numër 1 në botë. Krenare për ty mik! Kështu do qëndrojnë fytyrat tona gjtihë natën ndërkohë që festojmë për punën gjatë këtij viti”, shkruajti ajo në një postim në Instagram.
Nuk duket aspak seksi, por ndjekësit e saj e kanë pëlqyer dhe kanë shprehur komente mjaft pozitive. Ndërkohë të dy kanë sjellë hite të mëdha gjatë këtij viti.