”Duje” në Eurovision 2023, publikohet videoklipi zyrtar i këngës së Albinës dhe familjes Kelmendi

”Duje” është kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2023”. Mëngjesin e sotëm është publikuar dhe versioni zyrtar i këngës, shoqëruar edhe me videoklip.

Është hera e parë që një familje përfaqëson vendin në këtë festival, dhe hera e tretë që është një artist nga Kosova. Kënga ”Duje” është riokestruar në Stamboll.

Kënga ka pësuar disa ndryshe në orkestrim, por është mbajtur në gjuhën shqipe. Kënga trajton familjen, dhe përçon thirrjen për ta mbrojtur, ta duam dhe të mos e shkatërrojmë për një fjalë.

SHKARKO APP