Dy artistët shqiptarë, motër e vëlla rrëfejnë përvojën me Covid- 19
Artistët shqiptarë, Angelo dhe Lori Miho, të cilët jetojnë në SHBA në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i pasdites”, treguan se janë testuar pozitivë me koronavirus.
“Jemi testuar pozitivë, por nuk po shfaqim asnjë simptomë. Përgjithësisht qëndrojmë në shtëpi, dalim vetëm për t’u furnizuar me ushqime. Ne nuk na kanë bllokuar si në Shqipëri, mund të dalim, por pjesa më e madhe e bizneseve janë mbyllur”, u shpreh Angelo Miho.
Motër e vëlla u shprehën se kanë qenë asimptomatik dhe janë munduar të zbatojnë rregullat, të mbajnë distancën.
“Mendoj se rregullat duhet të jenë pak më strikte. Ne testuam pozitiv dhe jemi munduar të mbajmë vetë distancë kur dalim të blejmë, në mënyrë që mos të rrezikojmë dikë tjetër. Por nuk e shohim të njëjtën sjellje te të tjerët”, tha Lori.
E pyetur nga Evi Reçi si po e kalojnë kohën në karantinë, Lori u shpreh se tani po punojnë për një këngë të re duke qenë se kanë më shumë kohë të lirë.
“Ka qenë një kohë produktive. Edhe pse jetonim bashkë, e kishim të vështirë të bëheshim bashkë për të punuar muzikë. Por tani po e shfrytëzojmë këtë moment për mirë. Po punojmë për një këngë të re që duam ta lancojmë sa më shpejt”, u shpreh Lori.
https://www.instagram.com/p/B_OE2QIH2Ta/