Dy javë përpara koncertit Elvana Gjata ndryshon bashkëpunëtorin e vjetër
Elvana Gjata do të ngjitet në skenë në datën 22 qershor, ku do të mbajë një koncert në stadiumin Arena.
Mbi dy dekada investim muzikor janë programi i këtij koncerti ku ylli i popit do t’i performojë ato live.
Ju e dini që një nga pikat e forta të Elvanës është edhe kërcimi, prandaj pak ditë më parë mbërritën nga jashtë vendit disa balerinë të huaj për të kompletuar trupën e saj të kërcimit.
Por ajo që kemi vënë re është se koreograf nuk do të jetë balerini Albi Nako, i cili kuron prej vitesh anën e saj të baletit por Esdalin Gorani.
Çfarë ka ndodhur mes Elvanës dhe Albit?! Kjo është pyetja që ne ngrëmë … Ndërsa me Esdalinin Elvana pati një performancë të shkëlqyer në “Dancing with the Stars”…