E akuzuan për përdhunim, ish-gruaja mbështet Silvester Stallonen
“Gjatë verës në 1986 ne ishim të martuar dhe unë nuk ndahesha asnjë moment nga Sylvester dhe ai ishte gjithmonë me mua”. Kështu është shprehur Brigitte Nielson, ish bashkëshortja e Sylvester Stallone, e cila hedh poshtë akuzat për ish bashkëshortin, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 16 vjeçareje, një lajm i bërë publik disa ditë më parë nga Daily Mail. “Incidenti për të cilën akuzohet Stallone nuk është verifikuar, sepse atë natë ai ishte me mua’, rrëfen Briggide për Tmz. Historia që e përfshin edhe Stallonen në skandalet seksuale, e publikuar nga Daily Mail, tregon se si Aktori i Hollywood-it, gjatë xhirimeve të ‘Over the Top’ në Las Vegas në 1986, fton një vajzë 16 vjeçare në hotelin ku ai qëndronte dhe së bashku me të edhe truprojën e tij. Rambo i kinemasë i ka mohuar menjëherë akuzat: ’Eshtë një histori qesharake dhe kategorikisht e rreme.’, ka thënë aktori. Tani ka ardhur edhe konfirmimi i ish bashkëshortes Brigide Nelson: ‘Duke ju referuar denoncimit që i përket asaj nate në orën 20:30, ne të dy ishim bashkë në dhomën tonë të hotelit, asnjë person tjetër nuk ka qenë në atë orë me ne, thekson blitz.al. ‘Është absurde që Sylvester dhe familja e tij duhet të vuajnë për diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë mbyll komentin e saj artistja dhe modelja me origjinë daneze.