E dashura e re e Johhny Depp, dikur ka qenë avokatja e Meghan Markle
Paditë janë një problem më vete, por Johnny Depp doli fitimtar nga gjyqi për shpifje me një vendim të suksesshëm në anën e tij dhe sigurisht edhe me një partnere të re.
Joelle Rich përfaqësoi Depp në çështjen e tij si një nga avokatët kryesor dhe tani dyshja thuhet se janë të fejuar, megjithëse Depp nuk paska qenë klienti i parë i profilit të lartë që përfaqësonte Rich.
Në të kaluarën e Rich është zbuluar se ajo përfaqësoi Meghan Markle kur gruaja e Princit Harry paditi gazetat Associated në tetor të 2019-ës. Një letër private që ajo i kishte shkruar babait të saj të larguar, u bë publike në gazetën “Daily Mail” dhe ajo kërkoi ndihmën e Rich për ta vënë në lëvizje gjykatën.