“E dija që e doja në jetën time”- Genta Ismajli bën dedikimin romantik për të dashurin

Genta Ismajli është çdo ditë e më shumë e dashuruar me biznesmenin turk, Usta.

Këtë këngëtarja e tregon me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, Genta publikoi një foto me Ustan ku tregon dashurinë me një dedikim për të.

Ndërsa zbuloi edhe arsyen pse ra në dashuri me biznesmenin.

“Ishte mënyra se si ti qeshe … e dija se e doja që në jetën time .. të dua beb,”– shkroi ajo.

Pak kohë më parë në një intervistë, Genta pranoi se ra në dashuri me shikim të parë me Ustan pasi u takuan në një restorant turk.

Çifti po shkon drejt martesës dhe Genta ka shprehur dëshirën për tu bërë nënë së shpejti./abcnews.al

SHKARKO APP