“E dua si partner”, Rudina Dembacaj bën publike lidhjen (FOTO)
Rudina Dembacaj, ka vendosur që ta japë ajo lajmin e lidhjes së shumë përfolur. Përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it, ajo konfirmoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Dembacaj postoi këtë foto, në përshkrimin e të cilës prezanton Frrokun si partnerin e saj në biznes dhe jetë. “E di që e donit të gjithë, por e kam për vete, ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes”. Rudina, konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti më 13 nëntor, por thashethemet kishin nisur që herët. Muaj më parë, kishte zëra që thoshin se divorci me Aleksin, babain e vajzës erdhi si pasojë e tradhtisë, por Dembacaj zgjodhi të mos flasë dhe fillimisht mohoi se mes saj dhe Mark Frrokut kishte diçka.
https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/