E dyta në Festival, Elvana: Arilena nuk është faji yt. Balta dhe helmi që…

E cilësuar si fituesja e Festivalit të Këngës, Elvana Gjata u rendit e dyta në Fik 58. Sigurisht që në sondazhe ajo gjithmonë ka qenë e para por juria vendosi që Arilena Ara të jetë fituesja dhe zëri që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2020. 48 orë pas finales, Elvana Gjata ka reaguar përmes një postimi sa falenderus dhe ironk në Instagram.

Teksa ka uruar Arilenën për fitoren dhe duke i thënë që nuk është faji i sajë, Gjata thotë se publiku e do “Me tana”. Sigurisht që në mes të mesazheve ajo flet për punë të pistë, baltë dhe për helm me porosi por pa përmendur emra.

I vetmi emër që ka përmendur është vlerësimi i antares shqiptare të jurisë, që e vlerësoi me dy pikë. “Dashni më fal as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”, ishte mesazhi ironizues i Elvanës ndaj anëtares së jurisisë që vendosi fatin e fitueses së ketij festivali.

Postimi i plotë

“Refuzoj të flas në këto raste, por më duhet ta bëj. Arilena, nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, por dhe fansat e rinj europianë për dashurinë, mbështetjen që më keni dhënë që ditën që “Me tana” doli. I kam parë të gjitha sondazhet e ju kam parë të këndoni e të kërceni me sytë e mi çdo ditë, e ju pashë edhe në sallë me duart lart. Ju kam dëgjuar kur thërrisni emrin tim plot zjarr në festivale, në diasporë dhe në Prishtinë, e dëgjova edhe dje në Tiranë si kurrë më parë në jetën time. Kam punuar fort e do punoj derisa të kem frymë. Puna s’më ka hedhur kurrë poshtë, as balta e helmi, me apo pa porosi. Faleminderit jurisë europiane për vlerësimin maksimal. Dashni më fal, as 2 pikshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”

https://www.instagram.com/p/B6brciXJLPk/?igshid=omq26yhofhkn

SHKARKO APP