E gjithë Amerika kundër Kanye West, ndërhyn Kim dhe Trump

Kanye West shkroi një seri statusesh në Twitter dhe e gjithë bota po merret me të. Bashkëshorti i Kim-it duket se po promovon albumet që do të lançojë gjatë verës në mënyrën më kontroversiale të mundshme.

Vetëm pak orë më parë ai ka quajtur Donald Trump-in vëllain e tij, duke postuar një foto ku shkruhej “Ta bëjmë Amerikën për së mbari sërish” dhe deklaroi hapur se këtë vit kishte bërë më shumë para se Michael Jordan vetëm nga këpucët.

Kaq u desh dhe njerëzit nuk po pushojnë së foluri. Deri më tani Kanye ka humbur rreth 10 milion ndjekës. Mes tyre Teyana Taylor, Travis Scott madje edhe vetë Kylie Jenner.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ju nuk keni pse bini dakord me Trump-in, por turma nuk mund të më detyrojë të mos e dua atë. Ne të dy kemi energji të jashtëzakonshme. Ai është vëllai im. Unë i dua të gjithë. Unë nuk mund të bie dakord me çdo gjë që bën secili. Kjo na bën individë më vete. Dhe kemi të drejtë të kemi mendimin tonë personal”,-shkruan ai në statusin që bëri xhiron e botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Trump-i hyri në Twitter vetëm për të falenderuar ‘vëllain’ e tij të vogël.

Sigurisht, në gjithë këtë nuk kishte si të mos përfshihej Kim, e cila mesa duket i ka kërkuar të shoqit të sqarojë njerëzit për këndështrimet e tyre politike.

”Për gjithë mediat që duan të njollosin tim shoq, më lini t’ju them diçka. Komentet tuaja që thonë se Kanye nuk është mirë apo statuset e tij s’janë normale, janë vërtetë të frikshme. Kështu etiketimi që i bëni se ka probleme mendore thjesht sepse është vetvetja (siç ka qenë gjithnjë) nuk është aspak i drejtë”,-shkruan ajo në nga shumë statuset në të cilat mbron të shoqin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?