E gjithë familja Beckham në kopertinën e Vogue

Victoria Beckham ka festuar 10 vjetorin si ikonë e modës në Vogue.

Stilistja me famë botërore pozoi për revistën prestigjoze së bashku me bashkëshortin David dhe 4 fëmijët e saj Brooklyn, Romeo, Cuz dhe Harper.

Mes thashetheme të muajve të fundit se martesa e tyre ka marrë fund, Victoria ka vendosur që t’ia mbyllë gojën të gjithëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervistë për Vogue, 44-vjeçarja u shpreh: “Njerëzit kanë thënë shumë gjëra për marrëdhënien tonë për rreth 20 vite, kështu që unë dhe David kemi vendosur të injorojmë gjërat absurde që thuhet dhe thjesht të vazhdojmë normalisht.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Por shtoi se kjo gjë ka prekur njerëzit rreth saj, duke nënkuptuar fëmijët.

“Por këto gjëra kanë efekt më të madh tek njerëzit që na rrethojnë ne dhe kjo nuk është e drejtë.”

Për revistën e tetorit, çifti i famshëm ka pozuar me gjithë fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper, madje dhe qeni i tyre Olive.

https://instagram.com/p/BnRGfl0l5yf/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?