“E ka mamin pastruese”, shpërthen Gerta e BB: Copë injorante, më ka vdekur para 8 viteve
Një debat i madh në rrjetet sociale është ndezur pas publikimit të një videoje të vjetër të një interviste të Dasara Kariskaj me Roza Latin. Të dyja ishin duke pirë një kafe në një prej bareve të Tiranës dhe duke qeshur komentojnë me ironi mbi pastruesen që kalon aty pranë dhe bën punën e saj.
Me sa duket, këtë situatë nuk e ka duruar dot Gerta Shino, ish-banore e Big Brother, e cila ka reaguar ashpër.
Në statusin e saj, Gerta shkruan: Nëse i bezdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kamerës, të ishin çuar t’ja kishin marrë fshesën nga dora e të pastronin vendin më shpejt! Këto i quaj tamam kurva! Shkofshi në djall të dyja”.
Në mënyrë arrogante, Dasara i kthehet me një tjetër replikë ish-banores, duke thënë se “ajo që bën si e indinjuar, rrezik e ka mamanë vetë pastruese”. Edhe sikur të ishte kështu, nuk e kuptojmë se ku është e keqja apo turpi i të pasurit të një prindi pastrues?!
Por, ky koment i Dasarës sërish nuk e ka lënë të qetë Gertën, nënë e ndjerë e së cilës ka 8 vite që ka ndërruar jetë.
Këtë herë, injorancës së Dasarës dhe femrës-hale që ndonjëherë i duket vetja gazetare, i është përgjigjur edhe më ashpër Gerta.
Ajo shkruan: Përveç se la nam në të gjithë Shqipërinë duke ofenduar një grua punëtore, po flet dhe për mamanë time e profesionin e saj ndërkohë që mamaja ime ka 8 vite që ka vdekur. S’e di dmth ç’a duhet të them më shumë për këtë copë injoranteje”.
E në fakt, çfarë mund t’i thuash më shumë pseudo-gazetares që i quan portalet “hale” dhe nga mëngjesi në darkë e ka kokën aty, mbi hale duke parë mos është bërë ndonjë lajm për të, e mbi të gjitha, bën dhe si e indinjuar e do të japë sqarime.
E dashur Dasara, spiralen e lajmeve me reagime dhe kundër-reagime në media, për të qenë në qendër të vëmendjes e për t’i rritur pak vlerën vetes, e dimë dhe ne. Ta bëmë edhe këtë herë qejfin e të përmendën në tekstet tona. Gëzo dhe për pak dhe herën tjetër mundohu të tallesh me ndonjë që nuk ka të hajë bukë e të del në kamer.
Apo mos ndoshta është faji i kameramanit që nuk di të zgjedhë planet e duhura gjatë xhirimeve? Të qashë a të qeshësh, kjo është çështja!
KOHA JONË SONDAZH

