E kërcënuan me jetë/ Deputetja: E dimë se kush është personi

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar deputetja e LDK-së në Parlamentin e Kosovës, Eliza Hoxha. Ajo është kërcënuar nga një përdorues i rrjete socialeve, i cili ka shkruar “Eliza Hoxha je e vdekur”. Eliza tha se shpesh merr mesazhe bullizuese por kërcënimi i qytetarit për të ishte i tepërt. ”Kam pranuar kërcënime të ndryshme, por kjo ishte për jetën”. Po ashtu ajo shtoi se e ka denoncuar rastin dhe se vëllezërit e saj kanë identifikuar personin, të cilin dhe e njohin.

”Në fakt se di sepse emocionet janë të përziera, pasi nuk është hera e parë. Politika e ka të theksuar bullizmin, por mundohesh për t’a anashkaluar. U bë e padurueshme kur më mbërriti ky mesazh. Ke qenë një person që kë punuar në vende të ndryshme por gjithsesi dhe mesazhet negative nuk duhet të jenë të bezdisshme. Për mua janë të pakuptimta. Unë kam duruar kërcënime të ndryshme, por kjo ishte për jetën. Kur e kanë verifikuar mendova që ka ardhur koha që të bëhet publike. Nuk kanë asnjë respekt minimal, për atë që përfaqëson dhe ke përfaqësuar dikur. Nëse nuk më pëlqen mos më ndiq, mos më shiko. Po e kam denoncuar në polici, dhe normalisht është në procedurë. Thjesht nuk pëlqej për të dramatizuar gjërat. Shpesh jam munduar për të anashkaluar situatën. Lufta, socializmi, komunizmi, demokracia, ato që kanë kaluar vendet në një shekull ne i kemi kaluar në një dekadë. Në fakt është shumë interesante që edhe prindërit dhe familjarët të mos i përfshij në punët e mia. Këtë rast janë marrë dy vëllezërit e mi, e njohin personin”.

SHKARKO APP