E kishit vënë re fiksimin e çuditshëm të Miriamit? (VIDEO)
Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por Miriam Cani ka diçka me galaksinë, shkëlqimin, hapsirën, pra një gjë që nuk është fare pjesë e planetit Tokë. Sigurisht, në këtë përfundim nuk mund të arrinim ndryshe nëse s’do të kërkonim se çfarë kanë të përbashkët klipet e këngëtares.
Dhe pavarësisht tematikës, Miriami i qëndron besnike stilit të saj. Kënga e fundit “Meteor” është prova e gjallë që me siguri ajo e konsideron dashurinë si diçka hyjnore, që s’duhet të ngatërrohet me botën kaq të nderlikuar ku jetojmë.
Lidhja që ka Miriami me natyrën duket të jetë më shumë se e ngushtë, pasi çdo ndjenjë apo histori që teksi mban e shpjegon përmes kushteve atmosferike. Shembulli më i mirë i kësaj është “Shiu im”, në klipin e të cilës këngëtarja shfaqet njësh me natyrën.
Ose ose, me shumë mundësi në një jetë tjetër paralele këngëtarja mund të kishte qenë meteorologe. /Anabel/