E kritikojnë për nuditetin në video, Genci u përgjigjet me një ese

Dje, Genc Prelvukaj publikoi “Dilema” dhe si çdo videoklip tjetër publikuar në verë, kishte tre elementët e nevojshëm: det, jaht dhe një modele që vjen vërdallë me bikini. Nuk i bën Genci rregullat, thjesht i zbaton. Sidoqoftë, shumica e komenteve nën video në YouTube janë për të pasmet e modeles. Këto më poshtë janë vetëm maja e ajsbergut, sepse mesa duket këngëtarit i kanë shkruar plot njerëz privatisht për të njëjtën çështje.

Genc Prelvukaj - Dilema

PËRGJIGJA E GENCIT

“Shumë mesazhe në inbox për videospotin. Dikujt i pëlqen shumë e dikujt jo. Për shkak të respektit, po e shkruaj këtë sqarim për ata që kanë dyshime ose kritika.

E para, nuk ekziston asnjë punë në muzikë që përmbledh krejt njerëzit. Çdoherë, secili material ka përkrahësit e vetë, e kritikuesit po ashtu.

E dyta, është punë shijesh. Kur publikova klipet ‘A të merr malli,’ ‘365 ditë pa ty’ etj., kishte njerëz që më kritikonin pse i xhirova maleve dhe kërkonin diçka më provokative. Tani kur shërbej diçka provokuese, pjesa tjetër kritikon.

E treta, YouTube nuk lejon skena të ekzagjeruara. Një pjesë e bllokon komplet, ndërsa pjesën tjetër nuk e monetizon. Në rastin e ‘Dilema,’ YouTube e ka lejuar dhe e ka monetizuar, kështu që është cilësuar si video brenda normave etike.

E katërta, nëse videoklipi s’ju pëlqeu, dëgjoni këngën sepse në fund të fundit, këngët mbahen mend dhe jo klipet.

E pesta, faleminderit ju që përkundër shijeve të ndryshme, vlerësoni punën time ndër vite.”

SHKARKO APP