E la si thesar në 2016, motra publikon këngën ”Loco” të Ergi Dinit (VIDEO)

Ergi Dini realizoi pak muaj para se të ndërronte jetë në vitin 2016, këngën ”Loco” e cila është publikuar ditën e sotme.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donitë të dëgjonit diçka të re nga AI”,-shkruan motra e të ndjerit, Barbana Dini, po ashtu këngëtare e mirënjohur e skenës.

Për klipin janë përdorur pamje nga pjesëmarrja e tij në X Factor. Kujtojmë që Barbana publikoi në 2019-ën “Ku je”, duetin e tyre të lënë pezull. Ergi Dini ndërroi jetë tragjikisht në nëntor të 2016-ës pas një aksidenti me motor në Tiranë.

SHKARKO APP