”E lashë duke qarë”, Ledjona rrëfen me lot linjën e jetës. Vajza e surprizon në mënyrën e veçantë
Një surprizë e veçantë erdhi për Ledjonën këtë Prime në këtë ”Big Brother Albania Vip 3”, e cila pasi pa klipin e jetës së saj, u takua me vajzën e saj, Mikaelën.
“Kam lënë Mikin jashtë. Kam larguar dy prindërit nga Korça dhe të vinin në Tiranë. Shëndeti i babit, i cili para se të hyja këtu ka kryer një operacion. Kam sakrifikuar, jam munduar shumë për të arritur këtu ku jam. Por si të shkojë. Jashtë kanë njohur Ledjonën aq sa unë jam munduar të jap. Brenda njeriut ka shumë karaktere, ka dhe ndjenja të tjera. Njerëzit që duken të fortë janë dhe të ndjeshëm”, tha si fillim Ledjona.
Pas klipit të jetës së saj, Ledjona shkoi në dhomën e surprizave, aty ku e prisnin 64 letra të shkruara nga vajza e saj, për 64 ditët e qëndrimit të saj brenda në shtëpi. Pasi lexoi disa nga letrat, Ledjona u takua dhe me vajzën e saj, ku të dyja nuk i mbajtën dot lotët.