E mbani mend serialin “Fytyra e Engjëllit?” Shihni sa e bukur duket sot Dulce Maria

Me siguri të gjithë e mbani mend Dulce Marian, vogëlushen e ëmbël dhe të zgjuar të serialit “Fytyra e Engjëllit” që është transmetuar vite më parë në Shqipëri.

Kanë kaluar 18 vite që kur seriali u transmetua për herë të parë në Amerikën Latine, serial nga i cili mori famën e madhe aktorja Daniela Aedo e cila asokohe ishte vetëm 5 vjeç.

Sot Daniela është 23 vjeç, por nuk e ka humbur ëmbëlsinë dhe çiltërsinë që reflektonte në fytyrë që e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo e la aktrimin për një farë kohë dhe roli i fundit i saj ishte në vitin 2009, por këtë vit u rikthye në ekran duke u shfaqur në një episod të serialit “Como dice el dicho”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket jetës private Daniela Aedo po jeton një lidhje dashurie me një djalë jo të famshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?