E mohoi sa e mohoi, këngëtarja e njohur pranon shtatzaninë
Thashethemet për shtatzëninë e Cardi B kanë kohë që qarkullojë dhe s’kishin ndërmend të merrnin fund pavarësisht gjithë herëve që u mohuan. Por Cardi vendosi t’u japë fund zërave rreth e rrotull duke pranuar publikisht shtatzëninë e saj.
Gjatë performancës së “Be Careful”, ajo u shfaq në Saturday Night Live e veshur me një fustan të ngushtë të bardhë, i cili i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Performancën e plotë mund ta ndiqni këtu:
Burime të TMZ konfirmuan rreth një muaj më parë se Cardi dhe i dashuri i saj, reperi Offset, janë në pritje të një fëmije. Dhe mesa duket, lajmi rezultoi i vërtetë. Me shumë gjasë, ata do të bëhen prindër në javët e para të korrikut.
Edhe reperi Offset konfirmoi lajmin duke falenderuar gjithë fansat për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe.
Cardi B fillimisht vendosi të ndiqte shembullin e Kylie-t, por jo për shumë gjatë; ajo s’ka ndërmend të zhduket nga sipërfaqja e tokës deri kur të lindë. Përkundrazi thuhet se do vazhdojë koncertet dhe do të performojë në festivalin e muzikës në California, Coachella.
Cardi s’heq dorë lehtë nga paratë!
KOHA JONË SONDAZH

