E mohoi sa e mohoi, por Cardi B pranon se… (VIDEO)
Thashethemet për shtatzëninë e Cardi B kanë kohë që qarkullojë dhe s’kishin ndërmend të merrnin fund pavarësisht gjithë herëve që u mohuan. Por Cardi vendosi t’u japë fund zërave rreth e rrotull duke pranuar publikisht shtatzëninë e saj.
Gjatë performancës së “Be Careful”, ajo u shfaq në Saturday Night Live e veshur me një fustan të ngushtë të bardhë, i cili i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.
Burime të TMZ konfirmuan rreth një muaj më parë se Cardi dhe i dashuri i saj, reperi Offset, janë në pritje të një fëmije. Dhe mesa duket, lajmi rezultoi i vërtetë. Me shumë gjasë, ata do të bëhen prindër në javët e para të korrikut.

https://www.instagram.com/p/BhS_bF5HT5E/?taken-by=offsetyrn
KOHA JONË SONDAZH

