E nisi per foto seksi, lum të sharash për dhomën “lëmsh”
Fansat e Kerry Katona-s e kanë këshilluar të rregullojë dhomën pas postimit të një tjetër fotoje në Instagram
Ish ylli i ‘Atomic Kitten’ pëlqen të postojë foto të trupit të saj për të treguar rezultatet e gjimnastikës.
Por, fotot e saj më të fundit kanë bërë të shpërthejnë komentet negative për një tjetër aspekt.
Në një nga fotografitë, fansat tallen me rrobat e saj të hedhura në tokë dhe e ngacmojnë Kerry-n për rrëmujën.
Njëri shkruan: “Dukesh shumë mirë, por mendoj se duhet të rregullosh dollapin e rrobave!”
Një tjetër komenton: “Rregullo dhomën zonjushe! Kontrollo pak rrëmujën nga pasqyra!”
Herën tjetër që ajo postoi një foto, Kerry dukej se i kishte lëvizur rrobat nga dyshemeja dhe i kishte varur ngjitur me pasqyrën.
Por sërish një fan e ngacmonte duke i shkruar: “Kerry! Rregullo dhomën tënde!”
37 vjeçarja është nëna e pesë fëmijëve dhe tani ka edhe më shumë punë për të bërë.


KOHA JONË SONDAZH

