E njihnim si këngëtare, kërcimtare dhe aktore! Ja cili detaj i Laura Nezhës na ka humbur
Një prej femrave më të komentuara të mediave rozë në Shqipëri është Laura Nezha, e cila shfaqet në skenë herë si aktore, herë si këngëtare duke mos lënë pas pjesëmarrjet në spektaklet e kërcimit.
Pasi vuri në skenë shfaqjen më të re ‘Darka e Lamtumirës’ ku bënte rolin e Klotildës, ajo u bë pjesë e emisionit Why Not nga Roza Lati ku tregoi se ka patur vëmendje të madhe.
Një detaj që publiku nuk e dinte për të ishte se Laura ka studiuar për regjizurë, dhe pse nuk ka punuar ndonjëherë si e tillë.
Laura Nezha: Unë kam mbaruar regjizurë, por në shkollë kam bërë aktoren për goxha kohë. Nuk është shkollë e ndarë, regjia e përfshin aktrimin.
I ftuar së bashku me të ishte Visjan Ukcenaj, me të cilin janë miq prej vitesh dhe e vlerësoi Laurën si një prej aktoreve më të mira të Shqipërisë.
Visjan Ukcenaj: Përvec se kemi qenë miq prej vitesh, është një aktore shumë e mirë. Edhe pse ka mbaruar për regji, është aktore më e mirë që qindra breza aktorësh që kanë dalë dhe nga aktrimi. Nuk ka të bëjë ky fakt. Talenti është dicka që duket.

KOHA JONË SONDAZH

