E pabesueshme, Arilena Ara “fiton” Eurovision 2020
Pandemia e Covid-19 ndryshoi botën dhe çdo veprimtari jo ushqimore është ndaluar. I ndaluar ishte edhe Festivali Europian i Këngës “Eurovison Song Contest 2020”. 42 shtete ishin gati për garën e fortë por pandemia anuloi festivalin. Jon Ola Sand, Supervizori Ekzekutiv, tha se Eurovision do të kthehet më fort se kurrë në vitin 2021, po në Roterdam të Hollandës dhe shtetet mund të dërgojmë po të njëjtën këngëtarë por me këngë të reja.
Por faqja më e madhe e Eurosong-ut, “Wiwibloggs” nuk e ka ndalur sondazhin e përvitshëm për fituesin. “Sidoqoftë, fryma e konkursit mbetet shumë e gjallë. Dhe nuk ka asgjë që ju ndalon të vendosni për të preferuarat tuaja”. Arilena Ara. Po, deri më tani këngëtarja që do të përfaqësonte Shqipërinë kryeson këtë sondazh me mbi 3.438 vota. Balada e “Fall From The Sky” ka prekur zemrat e europianëve e jo vetëm.
A do të jetë Arilena përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2021”? Menaxheri i Arilenës, Popi Kola, thotë se janë disa procedura që duhen ndjekur. “Për të qenë realistë, ne nuk kemi asgjë zyrtare tashmë sepse Radio Televizioni Shqiptar ende nuk ka një përgjigje. Besoj se është shumë shpejt, sepse është një festival për t’u bërë dhe nëse do të jemi në këtë gjendje, festivali nuk do të bëhet. Janë disa procedura që Radio Televizioni duhet t’i ndjekë. Nëse do të jetë e njëjta këngëtare apo forma që do të rikandidohet, ose do të jetë një këngëtar i ri. Kështu që ende nuk kemi shkruar në atë pikë që të vendosim apo të shohim një version përfundimtar”.