E pabesueshme/ Jay Z ndalon koncertin pasi merr mesazhin e fanses

Jay-Z ndaloi shfaqjen e tij në Kaliforni të shtunën e kaluar për të sjellë në skenë një fanse pasi mësoi që ajo ishte përballur dy herë me kancerin.

Reperi ndaloi pasi lexoi shënimin që ajo mbante në duar me një pankartë ku shkruante: “E munda kancerin dy herë që të të shihja ty. Të dua! Selfie apo një përqafim?”

“Ke mundur kancerin dy herë?” u përgjigj ylli. “Duhet të të jap të paktën një përqafim.”

Pastaj e mori vajzën në skenë dhe bëri disa foto me të, ndërsa turma brohoriste.

“Pikërisht për këtë vajzë ishte mesazhi im,” j’u drejtua ai audiencës.

Gjatë gjithë fundjavës Christina Cruz, shkruajti në media sociale për të treguar natën më të bukur të jetës së saj.

“Nuk mund t’a besoj që më mori në skenë dhe e kam përqafuar jo një,por dy herë” shkruan ajo në llogarinë e saj në Instagram.

“Takimi me Jay-Z ishte një ëndërr e vërtetë,” tha ajo për BBC News. “Edhe më mirë nga sa e kisha imagjinuar.”

SHKARKO APP