E përndiqte prej kohësh, arrestohet djali që i ishte qepur Luana Vjollcës, ja kush është

29 vjeçari nga Gjakova, i cili u arrestua nga policia e Tiranës, është fansi i cili përndiqte prej kohësh moderatoren e njohur të ekranit shqiptar, Luana Vjollca.

Bukuroshja e ekranit kishte bërë kallëzim pak ditë më parë në Komisariat, për shkak se është ndjerë e bezdisur nga i riu që e përndiqte prej disa kohësh.

Burime nga policia bënë me dije se i riu është pikërisht personi për të cilin moderatorja kishte ngritur padi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia në njoftimin e saj u mjaftua vetëm me inicialet e personit që është arrestuar dhe nuk bëri me dije të tjera detaje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase”, thuhet në njofimin e shpërndarë për mediat nga blutë e kryeqytetit.

Kjo është hera e dytë që Luana Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.

Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve. Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?