E quajti k*rvë se e bija bëri shqiponjën, Emina i nxjerr bojën ndjekësit serb
Simboli i shqiponjës i bërë nga Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë sensibilizoi shumë figura të njohura shqiptare.
Një ndër to është edhe modelja e famshme Emina Çunmulaj e cila është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram.
Ajo publikoi një video ku tregonte se së bashku me të bijën, Ellan, po shihnin ndeshjen ku luante Zvicra. Ajo e këshilloi vogëlushen të kthehet nga televizori e të shikojë futbollistët shqiptarë dhe më pas në një tjetër video vogëlushja shfaqet duke bërë me dy duar simbolin e shqiponjës.
Mirëpo, duket se ndjekësve të saj serbë nuk u ka pëlqyer ky veprim, e madje njëri prej tyre ka shpërthyer në të shara ndaj Eminës dhe shqiptarëve, duke e quajtur atë k*rvë.
Por modelja nuk ia ka përtuar dhe e ka quajtur një dështak injorant duke i publikuar edhe emrin.
Ajo i shkruan: Injorant! Kur je një idiot, askush s’mund të të ndihmojë. Ky është një dështak që mendon se mund të ma prishë ditën. Jo shoku, unë thjesht do të të ekspozoj.”
KOHA JONË SONDAZH

